Napoli kundër Sociedadit

Futboll

Napoli kundër Sociedadit

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 12:40
Napoli kundër Sociedadit

Europa League luan mbrëmjen e sotme raundin e 6-të të ndeshjeve në grupe duke mbyllur këtë fazë për të vijuar në shkurt me raundin e 1/16-ave. Edhe pse pjesa më e madhe e skuadrave të mëdha e kanë siguruar që më herët kualifikimin, mbeten ende disa enigma për t’u zgjidhur.

Në orën 18:55 ndeshja më e rëndësishme do të luhet në stadiumin Diego Armanda Maradona, aty ku Napoli pret spanjollët e Real Sociedad. Grupi F është edhe ai me më shumë dilema për t’u zgjidhur pasi në lojë për kualifikimin janë 3 skuadra Napoli, Sociedad dhe AZ Alkmaar që nëse fiton ndaj Rijekas avancon në fazën me eliminim direkt.

Të kaltërve të Gattusos të cilët kryesojnë grupin F me 10 pikë u duhet minimalisht një barazim në takimin ndaj ekipit bask për të kaluar këtë fazë. Ndërkohë Sociedadi që vjen në Itali me disa mungesa duhet meodoemos ta fitojë ndeshjen pasi në rast të një rezultati tjetër gjithçka do të varet nga ajo që do të bëjë Alkmaari ndaj Rijekas. Në Supersport në orën 18:55 do të keni mundësi të ndiqni edhe sfidat Standart Liege-Benfica dhe përballjen direkte për kualifikim mes Rapidit të Vjenës dhe Moldes, me norvegjezët që u mjafton edhe një barazim për të avancuar.

Në mbrëmje në orën 21:00, Milani do të sfidojë në transfertën çeke, Spartën e Pragës, në një ndeshje ku Pioli do të aktivizojë të rinjtë dhe ata që kanë luajtur më pak, edhe pse në lojë është ende vendi i parë, pasi kualifikimin Milani e ka siguruar.

Tottenhami që synon kreun e grupit J, duhet të triumfojë në përballjen direkte ndaj Antwerp në Londër, ndërkohë që Feyeenord duhet të fitojë transfertën ndaj austriakëve të Wolfsberger për të kaluar në 1/16-at.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat