Llapi me tri pikë të mëdha nga Prishtina

Futboll

Llapi me tri pikë të mëdha nga Prishtina

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 14:54
Pamje nga ndeshja e sotme

Skuadra e Llapit nga Podujeva importon tre pikë të mëdha nga fusha e futbollit të Flamurtarit të Prishtinës.
Llapjanët shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Arbërisë nga Dobraja e Madhe, në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës. 

Mysafirët avancuan me golat e Prençit në minutën e 30-të dhe të Selmanit në atë të 39-tën. 

Në minutën e 56-të, Labinot Ibrahimi ngushton humbjen.

Në minutën e 78-të, Avdulli ndëshkohet me karton të kuq dhe Arbëria mbetet me një lojtar me pak. 

Arbëria mban vendin e gjashtë me 20 pikë, ka tre me shumë se Llapi në pozitën  nëntë.
 
Superliga e Kosovës
Arbëria-Llapi     1:2
Ballkani-Trepça '89    2:0
Gjilani-Prishtina 0:3
Drenica-Drita 0:3
Feronikeli-Besa 3:0

Tabela
1. Drita    16    12    3    1    28:11    39
2. Ballkani    16    12    2    2    41:19    38    
3. Prishtina    16    8    4    4    23:10    28
4. Feronikeli    17    5    8    4    20:13    23
5. Gjilani    16    6    5    5    12:15    23
6. Arbëria    17    6    2    9    16:19    20
7. Trepça 89    0:1    17    6    2    9    19:26    20
8. Drenica    17    5    3    9    11:25    18
9. Llapi    17    5    2    10    18:21    17
10. Besa    17    1    3    13    12:41 6
Në javën e ardhshme (e fundit e vjeshtës) takohen: Besa-Gjilani, Llapi-Feronikeli, Prishtina-Ballkani, Drita-Arbëria dhe Trepça '89-Drenica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat