Ballkani shënon fitore të madhe, ja renditja në Superligë

Futboll

Ballkani shënon fitore të madhe, ja renditja në Superligë

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 14:56
Ballkani shënon fitore të madh, ja renditja në Superligë

Ballkani nga Theranda ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Trepçës ’89 nga Mitrovica, në kuadër të javës së 17-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Në minutën e 62-të, Edvin Kuç realizon për epërsinë 1:0, ndërsa Gripshi shënon nga gjuajtja e lirë në minutën e 90+4 për fitoren e madhe.

Ballkani fiton tre pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit, ndërsa mysafirët luftuan deri në fund por jo edhe të befasojnë vendasit.

Ballkani renditet në vend të dytë me 38 pikë, ka një me pak se lideri Drita dhe Trepça zë pozitën e shtatë me 20 sosh.

Superliga e Kosovës
Arbëria-Llapi     1:2
Ballkani-Trepça '89    2:0
Gjilani-Prishtina 0:3
Drenica-Drita 0:3
Feronikeli-Besa 3:0

Tabela
1. Drita    16    12    3    1    28:11    39
2. Ballkani    16    12    2    2    41:19    38    
3. Prishtina    16    8    4    4    23:10    28
4. Feronikeli    17    5    8    4    20:13    23
5. Gjilani    16    6    5    5    12:15    23
6. Arbëria    17    6    2    9    16:19    20
7. Trepça 89    0:1    17    6    2    9    19:26    20
8. Drenica    17    5    3    9    11:25    18
9. Llapi    17    5    2    10    18:21    17
10. Besa    17    1    3    13    12:41 6
Në javën e ardhshme (e fundit e vjeshtës) takohen: Besa-Gjilani, Llapi-Feronikeli, Prishtina-Ballkani, Drita-Arbëria dhe Trepça '89-Drenica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat