​Presidenti i PSG me lajme të mira për parisienët

Futboll

​Presidenti i PSG me lajme të mira për parisienët

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 16:00
Mbappe, Neymar

Presidenti i Paris Saint-Germain Nasser Al-Khelaifi thotë se është tejet i bindur se dyshja Mbappe e Neymar do të nënshkruajnë kontrata të reja me klubin, përcjell “Sky Sports”.

Ka pasur spekulime të vazhdueshme mbi të ardhmen e dyshes, të cilët kanë vetëm edhe nga dy vite të mbetura në kontratat aktuale me PSG-në, me frikën se klubi nuk të ardhura të mjaftueshme për të mbajtur Mbappen dhe Neymarin në Francë.

“Ne kemi nisur bisedimet me Neymar dhe Mbappe”, tha Al-Khelaifi për “RMC”.

“Ato bisedime do të mbesin brenda klubit, por besoj shumë që të dy do të vazhdojnë të qëndrojnë me ne. Jam i bindur se bisedimet do të vazhdojnë mirë dhe çdo gjë të përfundoj siç duhet”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat