Batatina i jep zjarr llapjanëve: Llapi meriton më tepër, ndërsa qyteti dhe tifozët meritojnë trofe

Futboll

Batatina i jep zjarr llapjanëve: Llapi meriton më tepër, ndërsa qyteti dhe tifozët meritojnë trofe

Nga: K.G. Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 20:59
Batatina i jep zjarr llapjanëve: Llapi meriton më tepër, ndërsa qyteti dhe tifozët meritojnë trofe

Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit, është krenar me djelmoshat e tij, sidomos që sot importuan tre pikë me peshë të madhe në kuadër të javës së 17-të të elitës së futbollit të Kosovës.

“Bashkimi bën fuqinë, të gjithë për një, një për të gjithë!

Urime fitorja e sotme ndaj Arbërisë, të gjithë tifozëve llapjanë dhe Legjendave.

Image

Sot prapë dëshmuam se nuk meritojmë pozitën aktuale në klasifikim. Sot fanella e Llapit u mbrojt me djersë dhe angazhim. Sot nuk triumfuam vetëm ne si skuadër, por triumfoi qyteti dhe tifozët, të cilëve ua dedikojmë këtë fitore!

Do vazhdojmë me ritmin e njëjtë. Do vazhdojmë pa ndaluar punën që Llapi të shndrit. Llapi meriton më tepër, ndërsa qyteti dhe tifozët meritojnë trofe.

Forca djema tashmë kemi arritur atë se çfarë dua unë si trajner dhe si skuadër. Vazhdojmë fuqishëm drejt synimeve tona”, ka shkruar Batatina në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat