Jimenez viziton stërvitjen e Wolves për herë të parë pas lëndimit

Futboll

Jimenez viziton stërvitjen e Wolves për herë të parë pas lëndimit

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 23:52
Raul Jimenez

Raul Jimenez pësoi lëndim në ndeshjen ndërmjet Arsenalit dhe Wolverhampton, në kuadër të xhiros së 10-të të Premierligës që u luajt me 29 nëntor.

Ndeshja përfundoi me fitoren e Wolves, të cilët mposhtën Arsenalin në udhëtim me rezultat, 1-2.

Ajo çka la përshtypje ishte përplasja ndërmjet mbrojtësit të Arsenal, David Luiz dhe sulmuesit të Wolverhampton, Raul Jimenez.

Përplasja dukej të ishte e keqe për të dy lojtarët, por Luiz pas trajtimit nga mjekët u ngrit dhe vazhdoi lojën.

Por, jo edhe Jimenez, ai u dërgua me urgjencë në spital, pa vetëdije.

Pastaj, Wolves lëshoi një komunikatë ku tregoi se aktualisht, Jimenez ka qenë në rrezik për jetën, dhe ka pësuar frakturë në kokë, por është jasht rrezikut.

Pas dy javësh, tani meksikani ka vizituar fushat e stërvitjes së ekipit të tij, ku është takuar me lojtarët dhe trajnerin.

I shoqëruar nga mjeku i klubit, sulmuesi meksikan u prit me përqafime dhe buzëqeshje nga skuadra, të cilët u shkëputën menjëherë nga trajnimi për të mirëpritur mikun e tyre përsëri në Compton Park.

Jimenez ndoqi një pjesë të seancës së bashku me trajnerin Nuno Espirito Santo, para se të kthehej në shtëpi, ku ai ka qenë duke u rikuperuar që nga dalja nga spitali javën e kaluar.

Mbetet ende për tu kuptuar se sa do të mungojë sulmuesi kryesor i Wolves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat