Çështja po bëhet joserioze

Futboll

Çështja po bëhet joserioze

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 12:32
Çështja po bëhet joserioze

Po bëhet qesharake historia e rezultateve të tamponëve të Elseid Hysajt dhe Amir Rrahmanit, të dy pjesë e Napolit në Serinë A.

Mbrojtësi kuqezi dhe ai “dardan”, nuk u grumbulluan për ndeshjen vendimtare me Real Sociedadin në raundin e fundit të takimeve në grupet e Europa League, pasi rezultuan pozitivë me COVID-19.

Por këtë mëngjes, pas kryerjes së tamponëve të radhës, si Hysaj ashtu dhe Rrahmani dolën negativë.

Komunikimi u bë nga kanalet zyrtare të klubit napolitan.

Ky është një tjetër rast pozitiviteti fals në Serinë A për dy futbollistët shqiptarë, që janë infektuar me Koronavirus gjatë grumbullimit me Shqipërinë dhe Kosovën gjatë muajit nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat