Messi, Ronaldo dhe Lewandowski, tre finalistët e futbollistit të vitit nga FIFA

Futboll

Messi, Ronaldo dhe Lewandowski, tre finalistët e futbollistit të vitit nga FIFA

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 17:59
Messi, Ronaldo dhe Lewandowski

FIFA ka shpallur tre finalistët për lojtarin më të mirë të vitit.

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Robert Lewandowski, janë tre emrat pretendent për futbollistin e vitit, ka bërë të ditur FIFA.

Kujtojmë që Lewandowski ka pasur një sezon të shkëlqyer, ku fitoi tripletën me Bayern, dhe thuhej që ishte pretendent për Topin e Artë, por që u anulua këtë vit.

Ronaldo fitoi Serie A, dhe ishte në finale të Coppa Italia, por e humbi atë.

Ndërsa Messi, nuk ka fituar tituj sezonin e kaluar, ishte gati të fitonte titullin e La Ligas, por Real Madrid u rikthye dhe e fitoi atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat