Shefi i Arsenalit i beson Artetës

Futboll

Shefi i Arsenalit i beson Artetës

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 22:41
Mikel Arteta

Skuadra nga Londra Veriore ka fituar një ndeshje nga shtatë ndeshjet e fundit në Premier Ligë, por shefi ekzekutiv i Arsenalit beson se trajneri do t’i kthej gjërat në dobi të kësaj skuadre

Shefi ekzekutiv i Arsenalit, Vinai Venkatesham e ka mbështetur menaxherin Mikel Arteta për të kthyer klubin në binar, derisa e ka lavdëruar atë për “fuqitë e tij individuale dhe taktike”.

Gunners kanë ngecur në fillim të sezonit 2020-21 duke pasur startin më të dobët në histori të tyre që prej sezonit 1981-82.

Venkatesham i ka dhënë 38 vjeçarit votën e besimit pavarësisht këtyre rezultateve të dobëta në kampionatin vendor dhe beson që skuadra është e fuqishme që ta kthejë në binar sezonin e tyre.

“Me Mikel ne kemi marrë disa gjëra. Kemi marrë një individ i cili ka një përvojë të jashtëzakonshme në Premier Ligë në disa skuadra si: Arsenal, Everton, City dhe tani prapë në Arsenal”, tha Venkatesham në një intervistë për The Times.

“Kemi marrë një djalosh që e dashuron këtë klub dhe e kupton çfarë do të thotë të luash për këtë klub, sigurisht ai ishte kapiten aty. E kemi marrë një djalë i cili është një lojtar i vërtetë skuadre”.

“Skuadra që ai ka formuar me Edu (drejtori teknik” dhe po ashtu stafi teknik është i fortë, më të vërtetë i fortë”.

“Kemi marrë një djalë i cili absolutisht do të na dërgoj të suksesi dhe të jesh i suksesshëm në fushë është duke bërë gjërat me respekt për traditën dhe historinë tonë. Kështu që mendoj që me të ne kemi marrë një individ të fuqishëm”.

Arsenal do të tentojë që të fitojë pas humbjes se javës së kaluar në derbin e Londrës Veriore kundër Tottenham derisa kthehet me ndeshje në Premier Ligë të dielën ku e pret në shtëpi Burnleyn. Pas tri dite ata do të luajnë përsëri, kësaj radhe në shtëpi kundër Southamptonit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat