Sasuolo vazhdon surprizat, ngjitet në vend të dytë

Futboll

Sasuolo vazhdon surprizat, ngjitet në vend të dytë

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 23:38
Foto Ilustrim

Sasuolo vazhdon të surprizojë në Serinë A, teksa ditën e sotme kanë regjistruar fitoren e radhës, duke mposhtur Beneventon me rezultatin 1-0.

Një gol i Berardit në minutën e 8-të me penallti i dha një fitore shumë të rëndësishme skuadrës së De Zerbit.

Tashmë e shikon veten në vendin e dytë me 22 pikë, duke lënë pas skuadra si Interi, Juventusi, Napoli dhe Roma.

Sasuolo ka treguar një formë shumë të mirë këtë fillim sezoni, teksa në 11 ndeshje të zhvilluara, ka vetëm një humbje, atë ndaj Interit, teksa kanë regjistruar 6 fitore dhe 4 barazime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat