Ballkani - Gjilani, Prishtina - Drita luhen në fundjavën e ardhshme 

Futboll

Ballkani - Gjilani, Prishtina - Drita luhen në fundjavën e ardhshme 

Nga: K.Goca Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 12:36
Ballkani - Gjilani, Prishtina - Drita luhen në fundjavën e ardhshme 

Federata e Futbollit të Kosovës, konfirmon se në fundjavën e ardhshme do të zhvillohen dy ndeshjet e mbetura. 

Ballkani - Gjilani zhvillohet të shtunën nga ora 12:30 (me 19 dhjetor), ndërsa Prishtina - Drita të dielën nga ora 13:30 (me 20 dhjetor). 

Të dy ndeshjet janë derbi dhe çdo pikë për secilën skuadër ka peshë të madhe.

Ballkani dhe Prishtina kanë përparësinë e terrenit, ndërsa mysafirët besojnë se do të dalin të pamposhtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat