Haaland mund të largohet nga Borussia

Futboll

Haaland mund të largohet nga Borussia

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 13:23
Haaland mund të largohet nga Borussia

Leo Messi shpesh ka qenë i lidhur me një lëvizje te Manchester City.

Verën e kaluar, ‘Citizens’ spekulohej se kishin një kontratë të gatshme për yllin argjentinas, por ai përfundoi duke qëndruar te Barcelona.

E ardhmja e Messit do të diskutohet edhe verën e ardhshme, dhe pritet që spekulimet me Cityn të ndizen përsëri.

Sidoqoftë, përveç Messit, Pep Guardiola gjithashtu e dëshiron në skuadër djaloshin që ka kënaqur gjithë botën e futbollit në vitet e fundit.

Bëhet fjalë për sulmuesin norvegjez, Erling Haaland, i cili vesh fanellën e Borussia Dortmund.

Haaland mund të largohet nga Borussia për 75 milionë euro, dhe Guardiola tashmë e ka vendosur atë në krye të dëshirave për afatin kalimtar të verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat