“Seriozisht e keni?!” - FIFA tërbon Neymar, Francesco Totti e mbështet

Futboll

“Seriozisht e keni?!” - FIFA tërbon Neymar, Francesco Totti e mbështet

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 22:45
Neymar

Të enjten e ardhshme do të zhvillohet ceremonia për dhënien e çmimit “The Best 2020” nga FIFA. Sivjet “France Football” nuk do të shpallë fitues për “Topin e Artë”, teksa më i miri i këtij viti do të nderohet me çmimin e FIFA-s.

Tre janë kandidatë kryesorë: Cristiano Ronaldo, Leo Messi dhe Robert Lewandowski, me këtë të fundit që ka shkëlqyer me gola e ndeshje fantastike, ka fituar 5 trofe me Bayern Munchen dhe është favoriti kryesor për “The Best 2020”.

Përjashtimi nga tre favoritët, e ka zemëruar Neymar. “Seriozisht e keni?!“, shkruan sulmuesi brazilian në rrjetet sociale.

Mesazhi është për qeverinë botërore të futbollit, teksa komenti i tij ka marrë edhe pëlqimin e Francesco Tottit, legjendës së Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat