Evertoni i kthehet fitores, triumfon ndaj Chelseat

Futboll

Evertoni i kthehet fitores, triumfon ndaj Chelseat

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 23:09
Foto Ilustrim

Evertoni ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Chelseat në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe kërkuese nga Chelsea, por ishin vetëm vendasit që gjeten golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 22-të dhe ishte Gylfi Sigurdsson, i cili shënoi nga pika e bardhë për 1-0.

Chelsea pati rast të mirë me Reece James (26’), por goditja e mbrojtësit u ndal nga shtylla dhe skuadrat shkuan në pushim me epërsi minimale të vendasve.

Në pjesën e dytë, përsëri ishte Chelsea që pati diçka më shumë nga loja dhe ishte dy herë afër golit të barazimit.

Mason Mount (47’, 81’) ishte i pafat në dy raste, pasi goditjet e tij të mira u mohuan për gol vetëm nga shtylla.

Evertoni kishte një penallti të akorduan në minutën e 63-të, por VAR-i e anuloi këtë penallti dhe deri në fund shifrat mbetet të pandryshuara dhe vendasit fituan 1-0.

Pas kësaj fitore, Evertoni e sheh veten në pozitën e shtatë me 20 pikë, ndërsa Chelsea renditet në vendin e tretë me 22 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blutë udhëtojnë te Ëolves, ndërsa Evertoni udhëton te Leicester City. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat