Zidane shpehet i lumtur për fitoren ndaj Atletico Madrid

Futboll

Zidane shpehet i lumtur për fitoren ndaj Atletico Madrid

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 00:04
Zidane

Sonte u luajt derbi i qytetit të Madridit ndërmjet Real Madrid dhe Atletico Madrid, në kuadër të xhiros së 13-të të La Ligas.

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, u shpreh i kënaqur për fitoren e ekipit të tij, të cilët u kritikuan ndeshjet e fundit.

‘Më pëlqeu ndeshja, e cila ishte shumë e fortë ndaj një ekipi që është shumë i mirë dhe kishte 26 ndeshje pa humbur. Gëzohem!’, tha francezi.

‘Mendoj se kemi bërë presion shumë mirë. Ata nuk ishin rehat. Në pjesën e dytë as ne nuk i lamë, sepse në çdo moment ata mund të kthehen, megjithëse kishin vetëm një mundësi’, tha ai.

‘Na u desh të bënim gjëra. Duhej të gjenim hapësirat dhe duke luajtur shpejt i gjetëm ato. Goli i parë erdhi nga një korner dhe pastaj ne mundëm të shënonim prap’, tha 48 vjeçari.

‘Atletico luajti mirë por ne shfrytëzuam rastet dhe jam i lumtur me djelmoshat, bënë vërtet punë të mirë’, tha Zinedine Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat