Bylis gjen fitoren e parë të kampionatit

Futboll

Bylis gjen fitoren e parë të kampionatit

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 16:19
Bylis gjen fitoren e parë të kampionatit

Bylis ka marrë fitoren e parë të kampionatit në ditën e sotme teksa ia kanë dalë në shtëpi të mposhtnin Kastriotin me rezultatin 2:1.

Të tre golat e sfidës erdhën në pjesën e parë, me ballshiotët që e nisën më së miri duke shënuar dy gola të shpejtë.

Ai që zhbllokoi ndeshjen ishte Ndreca në minutën e shtatë, ndërsa pas nëntë minutave Mehmetllari dyfishoi falë edhe një gabimi të miqve. Por, krutanët provuan të reagonin dhe shkurtuan në fakt shifrat në minutën e 42 me anë të Devid.

Gjithsesi, goli shërbeu për statistikë duke qenë se edhe në fraksionin e dytë, nuk ia dolën të realizonin sërish për të barazuar.

Kështu, rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe Bylisi mori fitoren e parë të kampionatit për t’u ngjitur në vendin e tetë me shtatë pikë, ndërsa miqtë mbeten në kuotën e 10 pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat