Borussia Dortmund shkarkon Lucien Favre

Futboll

Borussia Dortmund shkarkon Lucien Favre

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 16:45
Lucien Favre

Borussia Dortmund ka shkarkuar trajnerin Lucien Favre, bën të ditur klubi përmes një komunikate në uebsajtin e tyre.

Ka disa kohë që spekulohej për të ardhmen e zvicrranit, tani është bërë e ditur nga klubi.

Ky shkarkim vjen pas humbjes së thellë që pësoi Borussia Dortmund ndaj Stuttgart, me rezultatin 1-5.

Dortmund qëndron në vendin e pestë në Bundesliga me gjithsej 19 pikë.

Borussia Dormund dëshiron të falenderojë Lucien për dedikimin e tij dhe i uron fat në të ardhmen thuhet në postimin e tyre në rrjetin social Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat