Reprezentuesi i Kosovës çmend francezët, shënon gol nga korneri

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës çmend francezët, shënon gol nga korneri

Nga: Kemajl Goca Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 16:53
Reprezentuesi i Kosovës çmend francezët, shënon gol nga korneri

Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, sigurisht se ka shënuar golin më të bukur të stinorit vjeshtor!  

Ai me ekipin e Reims-it nuk arritën të paktën një pikë, si mysafirë pësuan humbje me rezultat 2:1 nga Brest. 

Në minutën e 65-të, Zeneli nga ana e djathtë, harkon nga korneri duke shënuar eurogol në këndin e epërm të majtë, 1:1. 

Por ky gol nuk mjaftoi për barazim, pasi që për vendasit shënuan Honorat (30') dhe Mounie (77'). 

Në minutën e 36-të, Mounie i Brest-it, dështon nga penalltia, gjuajtjen e tij e pret portieri i Reims-it, Rajkoviq. 

Valon Berisha u paraqit standard, ndërsa Zeneli nga minuta e 59-të, por të pafat që të kthehen me një pikë nga stadiumi “Stade Francis-Le Ble” në Brest. Pas javës së 14-të në elitën e futbollit francez, Brest është në vend të dhjetë me 21 pikë, ndërsa Reims i 19-ti me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat