PSG rivalizon Barcelonën në garë për yllin holandez

Futboll

PSG rivalizon Barcelonën në garë për yllin holandez

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 17:56
Memphis Depay

Pos Barcelonës, edhe PSG-ja është e interesuar për shërbimet e sulmuesit të Lyonit, Memphis Depay.

Trajneri Ronald Koeman ka punuar me Depayin të Kombëtarja e Holandës, andaj është duke punuar ta sjellë në “Camp Nou”.

Sipas Mundo Deportivo, për t’i siguruar shërbimet e Depayt, Barcelona duhet të mposht PSG-në në garë, që gjithashtu e admirojnë sulmuesin.

Lëndimi i Mauro Icardit, ka bërë që “Parisienët” të kenë edhe një qendërsulmues që të garojë me Moise Kean, që në verë më shumë mundësi do rikthehet të Evertoni.

Gara mes dy skuadrave për holandezin vazhdon, derisa lojtari preferon kalimin në kampionatin spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat