Gomez: Kur të largohem, do ta merrni vesh të vërtetën

Futboll

Gomez: Kur të largohem, do ta merrni vesh të vërtetën

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 12:19
Papu Gomez

Sulmuesi i Atalantas, Papu Gomez ka befasuar me një postim të tijin në rrjetin e tij social Instagram.

Papu Gomez, i cili u mbajt në bankën rezervë lojën e fundit nga trajneri i Atalantas, Gianpiero Gasperini, thuhet se nuk është i lumtur me situatën e tanishme dhe dëshiron largimin.

Pas fitores ndaj Fiorentinës, Gasperini foli në konferencën për shtyp, ku gazetarët e pyetën për situatën me Gomez.

“Kishim luajtur nëntë ndeshje të Serie A dhe gjashtë në Ligën e Kampionëve, mendoj se Gomez ishte i vetmi që luajti në të gjitha” tha ai.

“Ne kemi qenë më solid kohët e fundit me këtë sistem të ri dhe kështu po provojmë alternativa të tjera”, tha 62 vjeçari.

Gomez në anën tjetër, nuk është shprehur i kënaqur.

“Të dashur tifozë, unë po ju shkruaj këtu sepse nuk kam mjet tjetër për t’u mbrojtur ose për të folur me ju,” shkroi Gomez në Instagram.

“Unë vetëm dua të të them se, kur të largohem, ju do ta dini të vërtetën për gjithçka”, tha ai.

"Ju më njihni mirë; ju e dini kush jam. Ju dua, kapiteni juaj", përfundoi Papu Gomez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat