Ibrahimovic rikthehet në sërvitje tek Milan

Futboll

Ibrahimovic rikthehet në sërvitje tek Milan

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 14:21
Zlatan Ibrahimovic

Sulmuesi i AC Milan, Zlatan Ibrahimovic, është rikthyer në stërvitje pas lëndimit që pësoi kundër Napolit në kuadër të xhiros së tetë në Serie A.

Sipas “SkySport”, Ibrahimovic është rikthyer në kampin stërvitor to “Rossonerëve” sot.

Suedezi ka qenë jashtë fushave që nga fitorja e Milan në udhëtim tek Napoli, tani ai është rikthyer pas gjashtë ndeshjeve mungesë.

“SkySport” raporton se veterani ishte përsëri në grup gjatë trajnimit për herë të parë që nga dëmtimi, por zbulon se duhet të presim deri në stërvitje nesër për të parë nëse ai do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Genoas të Mërkurën.

Edhe Simon Kjaer thuhet se është gati për rikthim por që ende nuk është 100%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat