Zidane: Kam respekt për Atalantan, Isco duhet të punojë më shumë

Futboll

Zidane: Kam respekt për Atalantan, Isco duhet të punojë më shumë

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 16:06
Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur në konferencë për shtyp lidhur me zhvillimet e fundit.

Tekniku francez është pyetur për mesfushorin Isco, që është i lidhur me largimin në afatin e janarit dhe kalimin të Evertoni.

Zidane tha se spanjolli duhet të punojë që të tregojë vetën dhe që nuk është duke i dhënë mundësinë të tregoj kualitetin.

“Isco? Nuk jam duke i dhënë mundësinë të tregoj kualitetin si lojtar që është. Ai do jetë i rëndësishëm përsëri, por duhet të punojë më shumë”, deklaroi fillimisht ai.

I pyetur për Atalantan, skuadër me të cilën do përballen në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve, tekniku francez tha se ka respekt shumë për italianët.

“Atalanta? Kam shumë respekt për skuadrën, për çfarë kanë bërë në vitet e fundit, por ka shumë kohë para ndeshjes”, përfundoi Zidane.

Reali ka arritur të këndellet duke fituar tri ndeshjet e fundit, që ishte vendimtare për të ardhmen e Zidanes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat