Koeman: PSG-ja ka lojtarë të mirë, do jetë ndeshje atraktive

Futboll

Koeman: PSG-ja ka lojtarë të mirë, do jetë ndeshje atraktive

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 17:13
Ronald Koeman

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka komentuar shortin e hedhur në kuadër të 1/16 së finales të Ligës së Kampionëve.

Katalunasit do përballen me gjigantin francez, PSG.

Koeman e sheh këtë ndeshje mjaftë të vështirë, por njëkohësisht atraktive.

“E dinim se do përballeshim me skuadër të fortë, por gjithashtu do jetë vështirë për PSG-në sepse edhe ne jemi skuadër e fortë. Mendoj se barazimi është i drejtë”.

“Kanë lojtarë të mirë dhe ne kemi lojtarë të mirë, do jenë ndeshje atraktive, në Barcelonë dhe Paris”, deklaroi ai.

Ndeshja e parë do zhvillohet në “Camp Nou”, pastaj kthyesja në “Parkun e Princave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat