Lëndimi i Neymarit nuk është aq serioz sa dukej në fillim

Futboll

Lëndimi i Neymarit nuk është aq serioz sa dukej në fillim

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 17:17
Neymar

Neymar ka bërë sot (e hënë) një skanim kur tregohet se nuk është aq serioz lëndimi i tij n kyçin e këmbës.

Ylli brazilian u detyrua të lëshonte fushën në humbjes 1-0 të Paris Saint-Germainit ndaj Lyonit në Ligue 1, pas lëndimit që fillimisht u menduar të ishte i rëndë.

Mirëpo, stafi mjekësor i parisienëve kanë bërë testimet, e që është konfirmuar se ai pritet të mungojë deri në fund të këtij muaji.

“Ai është me stafin mjekësor dhe ka bërë ekzaminimin e nevojshëm”, ka thënë trajneri Thomas Tuchel në konferencë për media.

“Do të presim dhe të shikojmë se çfarë thonë nga stafi mjekësor, mirëpo nuk është lëndim aq serioz sa dukej”.

“Kjo është një gjë e mirë për ne dhe shpresojmë që Neymar të rikthehet sa më parë në fushë, pasi është shumë i rëndësishëm për ne”, ka shtuar më tej strategu i PSG-së.

Neymar u largua nga fusha me barelë, e që lotët e tij treguan fillimisht se ishte diçka më e rëndë, mirëpo lojtari ka shpëtuar lehtësisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat