Laporta me veprim të papritur ndaj Real Madridit derisa pret ta marr drejtimin e Barcelonës

Futboll

Laporta me veprim të papritur ndaj Real Madridit derisa pret ta marr drejtimin e Barcelonës

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 18:03
Joan Laportas

Fushata e Joan Laportas për t'u kthyer si president i Barcelonës mori një kthesë teatrale të martën kur ai zbuloi një poster gjigant të tij pranë stadiumit “Santiago Bernabeu” të Real Madridit.

Laporta postoi dy imazhe të posterit, të vendosur në një ndërtesë në ndërtim e sipër me pamje të stadiumit të rivalëve të Barçës, në llogarinë e tij në Tëitter me mbishkrimin "Përshëndetje Madrid".

Posteri përmban një imazh të Laportas dhe mbishkrimin: "Mezi po pres të shihemi përsëri".

Pas disa muajsh spekulimesh, Laporta konfirmoi ofertën e tij për të pasuar Josep Maria Bartomeun dhe për t'u kthyer si president i Barcelonës në Nëntor.

58-vjeçari mbajti këtë post nga viti 2003 deri më 2010, duke mbikëqyrur ringjalljen e Barcës si skuadra kryesore e LaLigas dhe një sfiduese në Evropë.

Barca fitoi 12 trofe gjatë presidencës së Laportas, duke përfshirë katër tituj në LaLiga dhe dy kurora të Ligës së Kampionëve, nën trajnerët Frank Rijkaard dhe Pep Guardiola.

Bartomeu dhe bordi i drejtorëve dha dorëheqjen në tetor vetëm disa ditë para një votimi të planifikuar mosbesimi ndaj presidentit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat