Chelsea duarbosh nga stadiumi ‘Molineux’

Futboll

Chelsea duarbosh nga stadiumi ‘Molineux’

Nga: K.G. Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 20:50
Chelsea duarbosh nga stadiumi ‘Molineux’

Wolves si vendas ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:1 në duel me Chelseat, në kuadër të Premier League. 

Një lojë mjaft e mirë por djelmoshat e trajnerit Frank Lampard nuk ia dolën që të kthehen as me një pikë nga stadiumi “Molineux” në Wolverhampton.

Në minutën e 49-të, Giroud kaloi në epërsi Chelseat, por e cila nuk ka zgjatur më shumë se 17 minuta. 

Në minutën e 66-të, Podence barazon rezultatin, ndërsa në minutën e 90+6, Neto shënon për triumfin e madh të Wolvesit. 

Pas javës së 13-të në Premier League, Wolves është në pozitën e 9-të me 20 pikë, ndërsa Chelsea mban vendin e pestë me 22 pikë, ka tri me pak se lideri Tottenham dhe Liveropoli në vendin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat