Ylli i Barcelonës cilësohet tradhtar nga bashkëlojtarët

Futboll

Ylli i Barcelonës cilësohet tradhtar nga bashkëlojtarët

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 11:29
Ylli i Barcelonës cilësohet tradhtar nga bashkëlojtarët

 

Problemet të Barcelona nuk dinë të ndalen, nuk janë vetëm rezultatet jo të mira, por tani edhe bashkëlojtarët kanë probleme mes vete.

Sipas Cat Radio, bashkëlojtarët e Barcelonës nuk janë të një mendimi si katër lojtarët: Ter Stegen, Pique, De Jong dhe Lenglet që pranuan zbritjen e pagës.

Katër lojtarët në fjalë rinovuan kontratën afatgjatë në kohën e Bartomeus duke pranuar edhe zbritjen e pagës.

Por, kjo nuk ishte vlerësuar nga lojtarët e tjerë, sa që një prej tyre e kishin quajtur edhe ‘tradhtar’.

Emri se cili është personi në fjalë nuk është bërë i ditur, por problemet mesa duket janë duke vazhduar të katalunasit dhe për këtë arsye janë disa nga rezultatet negative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat