Inter-Napoli dhe Juve-Atalanta supersfidat e javës

Futboll

Inter-Napoli dhe Juve-Atalanta supersfidat e javës

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 11:45
Inter-Napoli dhe Juve-Atalanta supersfidat e javës

Në Itali nuk ka kohë për ndalesa dhe në Serie do të luhet çdo tre ditë deri në datën 23 dhjetor. 

Vëmendja më e madhe do të jetë në San Siro në ndeshjen e mbrëmjes aty ku Interi i Contes do të presë Napolin e Gattusos në një duel sa interesant aq edhe të ekulibruar.

Me mungesa të rëndësishme siç janë ato të dy kilianëve Vidal e Sanchez, Conte do të mbështetet te dyshja sulmuese Lukaku-Lautaro Martinez për të thyer rezistencën e mbrojtjes së kaltër dhe për të marrë tre pikët në këtë duel të vështirë. Hakimi është rikuperuar ndërkohë pas goditjes që mori në ndeshjen ndaj Cagliarit dhe me shumë mundësi do të jetë titullar për t’i dhënë më shumë shpejtësi Interit në krahun e djathtë të mesfushës.

Te Napoli mungesa më e rëndësishme është ajo e Osimhen ndërsa Gattuso do të mbështetet te treshja Insigne-Lozano-Mertens dhe te shpejtësia e tyre për të goditur Interin pse jo edhe me kundërsulm. Në 5 sfidat e fundit në San Siro për kampionat Interi e ka mposhtur 3-herë Napolin dhe Conte edhe në mbrëmjen e sotme do të kërkojë të përsërisë suksesin 2-0 të sezonit të kaluar ndaj të kaltërve, të cilët gjithsesi e eliminuan nga Kupa e Italisë falë edhe atij suksesi 0-1 në San Siro në shkurt. E mërkura e Serie A do të nisë me duelin e Allianz Stadium mes Juventusit dhe Atalantës në orën 18:30.

Bardhezinjtë pak nga pak po rigjejnë formën optimale dhe fitoret e fundit i japin besim skuadrës së Pirlos për të marrë maksimumin edhe përballë Atalantës që sezonin e kaluar e ndali në një barazim 2-2 në Torino.

Milani kryesues ndërkohë do të kërkojë të rikthehet te fitorja në mbrëmje në sfidën përballë Genoas në transfertë. Barazimi 2-2 ndaj Parmës ka zhgënjyer kuqezinjtë të cilët do të tentojnë maksimumin e pikëve në Marassi për të ruajtur diferencën prej 3 pikësh me ndjekësen më të afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat