Ronaldo: Unë, Messi dhe CR7 në sulm? Mbrojtësit do të ishin tmerruar

Futboll

Ronaldo: Unë, Messi dhe CR7 në sulm? Mbrojtësit do të ishin tmerruar

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:38
Ronaldo, Messi dhe CR7

“Dream Team Ballon d’Or” (formacioni më i mirë i historisë) i hartuar nga revista “France Football” pak ditë më parë shkaktoi diskutime për një formacion sa spektakolar aq edhe të paekuilibruar, por sigurisht entuziazmoi një nga protagonistët e asaj njëmbëdhjetësheje.

Ronaldo “Fenomeni”, i cili u përfshi si sulmues qendror me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin në krah, i kontaktuar nga revista e famshme franceze, deklaroi:

“Çfarë ekipi i çmendur. A mund ta imagjinoni nëse do të mund t’i kishim luajtur të tre, së bashku!? Mbrojtësit do të ishin tmerruar …”

Dhimbja e kokës për kundërshtarët do të ishte e e garantuar, por edhe për tifozët spektakli do të ishte i garantuar.

“Publiku do të kishte qenë i çmendur nga dashuria. Kam patur mundësinë të përballesha me secilin prej tyre në fushë dhe duhet të them se ata bënë historinë e futbollit. Prania e tyre në “Dream Team” është më se e merituar“, shprehet braziliani.

“Dream Team” i “France Football”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat