​City besojnë se do ta mposhtin PSG në garë për Messin

Futboll

​City besojnë se do ta mposhtin PSG në garë për Messin

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 18:32
Pep Guardiola

Pep Guardiola mund të jetë avantazhi kryesor për skuadrën nga Premier Liga.

Manchester City besojnë se do ta mposhtin skuadrën e PSG në garë për nënshkrimin e yllit të Barcelonës Lionel Messi.

Skuadra nga Premier Liga besojnë se Pep Guardiola është avantazh i madh për ta, ku Pep dhe Messi kishin punuar së bashku mes viteve 2008-2012 tek skuadra e Barcelonës, ku Guardiola ishte atëkohë trajner i “Blaugranëve”.

Kontrata aktuale e Messit me Barcelonën skadon në fund të këtij edicioni, dhe ai mund t’ia fillojë të bisedojë me klube të tjera, me fillim të vitit të ri 2021. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat