Lojtari nga Kosova shënon dhe asiston në dy gola, Salzburg në çerekfinale të Kupës së Austrisë

Futboll

Lojtari nga Kosova shënon dhe asiston në dy gola, Salzburg në çerekfinale të Kupës së Austrisë

Nga: Kemajl Goca Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 22:24
Mërgim Berisha shënon dhe asiston në dy gola, Salzburg në çerekfinale të Kupës së Austrisë

Futbollisti nga Kosova, Mërgim Berisha, po tregon lojëra të shkëlqyeshme në fanellën e Salzburgut. 

Ai me Salzburgun si vendas e mposhtën me rezultat 6:2 Rapidin e Vjenës, duke u kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Austrisë. 

Berisha shënon dhe asiston në dy gola. 

Ai shënon në minutën e 19-të, ndërsa asiston në minutën e 16-të dhe në të 23-tën. 

Për Salzburgun shënuan Szoboszlai (16’), Berisha (19’), Koita (23’), Daka (74'), Camara (83'), Kristensen (87’) dhe për Rapidin Fountas (45+1'-nga penalltia) e Ullmann (72').

Berisha ishte ndër lojtarët më të mirë të ndeshjes, ndërsa u zëvendësua në minutën e 79-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat