I mllefosur

Futboll

I mllefosur

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 11:50
Gattuso

Çfarë i keni thënë arbitrit Massa në fundin e ndeshjes?

Kjo ka qenë një nga pyetjet që i janë bërë Gennaro Gattusos, trajner i Napoli-t, pas humbjes me Inter-in.

“I kam thënë Massas se dy minuta para kartonit të kuq i keni bërë komplimentet Insignes dhe dy minuta më vonë e nxjerr jashtë”, ka thënë Gattuso për Sky.

“Vetëm në Itali ndodh kjo gjë, sepse një lojtar të shan për një penallti të dyshimtë.

Në Angli nuk ndodh asgjë nëse thua fuck off, vetëm në Itali përjashtohen lojtarët për një gjë të tillë”.

“Atëherë, kur isha unë futbollist duhet të luaja një ndeshje po dhe një jo? Një e sharë pas një penalltie është e pranueshme, nuk mund ta nxjerrësh nga ndeshja një lojtar dhe ta lësh ekipin me dhjetë lojtarë. Vetëm në Itali ndodh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat