Ja skuadrat e kualifikuara në të tetën e finales së Kupës së Kosovës

Futboll

Ja skuadrat e kualifikuara në të tetën e finales së Kupës së Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 14:33
Pamje nga ndeshja Drita - Trepça

Gjithçka e qartë, sot u mësuan të gjitha skuadrat që u kualifikuan në të tetën e finales së Kupës së Kosovës në futboll. Drita me mjaft mund eliminon Trepçën, me rezultat 2:1, ndërsa Feronikeli pa problem fiton në udhëtim me 4:0 ndaj Prizrenit. Trepça '89 fiton në Gjakovë me 3:1 ndaj Vëllaznimit.

Drenica fiton si mysafirë me 1:0 ndaj Vushtrrisë sikurse edhe Arbëria me 2:1 kundër Ramiz Sadikut.  

Ja skuadrat e kualifikuara: Llapi nga Podujeva, Ballkani nga Theranda, Prishtina, Ferizaj, Ulpiana e Lipjanit, Dukagjini i Klinës, 2 Korriku nga Prishtina, Gjilani,  A&N nga Prizreni, Flamurtari nga Prishtina, Istogu, Arbëria nga Dobraja e Madhe, Drenica nga Skenderaj, Feronikeli nga Drenasi, Trepça '89 nga Mitrovica dhe Drita nga Gjilani. 

Kupa e Kosovës 1/16 e finales
Vitia – Ferizaj 2:3
Ulpiana – Liria 2:0
Vllaznia – Dukagjini 1:4
Malisheva – 2 Korriku 1:1 në vazhdime 2:3

E mërkurë, 16.12.2020
Flamurtari -  Drenasi 1:1, 2:1 pas vazhdime
A&N - Kika    5:1
Besa – Istogu 0:2
Onix - Llapi 2:4
Kosova VR  - Prishtina 2:6
Dardana – Ballkani 0:1

E enjte, 17.12.2020
Prizreni – Feronikeli 0:4
Vëllaznimi – Trepça ’89 1:3
Drita – Trepça 2:1
Vushtrria – Drenica 0:1
Ramiz Sadiku – Arbëria 1:2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat