Haaland është një nga sulmuesit më të frikshëm në planet

Futboll

Haaland është një nga sulmuesit më të frikshëm në planet

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 15:27
Haaland është një nga sulmuesit më të frikshëm në planet

Erling Haaland është një nga sulmuesit më të frikshëm në planet. Edhe pse vetëm 20 vjeç, ylli i Dortmund ka një aftësi fantastike për të dërguar topin në rrjetat e kundërshtarëve.

Shumë klube “big” janë gati të shpenzojnë për kartonin e norvegjezit, ndër ta edhe Real Madrid. Agjenti i Toni Kroos, Volker Struth ka lëshuar një koment në lidhje me Erling Haaland.

Gjatë një bisede me mesfushorin gjerman të “Los Blancos”, menaxheri ka zgjedhur vikingun si lojtarin që do donte të kishte në agjencinë e tij, teksa deklarata e tij krijon entuziazëm te tifozët e kampionëve të Spanjës.

“Nuk do t’i thoja dot jo Erling Haaland. Ai është më të vërtetë special, si futbollist dhe njeri. Mos të harrojmë që është i ri në moshë. Toni, ti mund t’ia dalësh të luash në një skuadër me të“, deklaroi Volker Struth..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat