Lajm i keq nga Napoli

Futboll

Lajm i keq nga Napoli

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 18:03
Lajm i keq nga Napoli

Lajm i keq nga nga infermieria e Napolit. Dries Mertenz mbyll para kohe vitin.

Klubi i kaltër njoftoi se “sulmuesi, i cili u zëvendësua dje gjatë ndeshjes me Interin, iu nënshtrua testeve diagnostikuese në klinikën “Pineta Grande”, të cilat zbuluan një ndrydhje të shkallës së parë/të dytë në kyçin e këmbës së majtë, transmeton SS. Gjendja e tij do të rivlerësohet brenda 3 javësh.

Mertens tashmë ka filluar fazën e rehabilitimin që do të vazhdojë në Belgjikë gjatë periudhës së Krishtlindjes”.

Gennaro Gattuso do të duhet të presë deri në javën e parë të janarit për të marrë lajme të reja mbi gjendjen fizike të sulmuesit të tij.

Rekordmeni i golave ​​në shtëpinë e Napoli sigurisht që do të humbasë transfertën në “Olimpico”, kundër Lazio, atë kundër Cagliarit dhe ndeshjet në shtëpi me Torinon dhe Spezian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat