Villareal në kërkim të Nainngolan

Futboll

Villareal në kërkim të Nainngolan

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 23:58
Radja Nainngolan

Përveç skuadrave italiane me në krye Cagliarin, Torinon dhe Fiorentinën tani mesfushorin belg po e kërkojnë dhe në kampionatin spanjoll, në La Liga.

Sipas medias spanjolle “TodoFichajes.com”, Villarreal ka trokitur në derën e Interit për “Ninja”-n.

Klubi iberik është në kërkim të një mesfushori “lider” për të zëvendësuar Vincente Iborra, i cili do të qëndrojë jashtë fushës për gjysmën e sezonit pasi ka patur një dëmtim serioz.

Radja Nainngolan do t’a vlerësonte këtë ofertë pasi tek skuadra “zikaltër” nuk ka mundur të gjejë dot minuta për këtë sezon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat