Eto’o kundër çmimeve të “France Football”: Ne afrikanët nuk ekzistojmë…

Futboll

Eto’o kundër çmimeve të “France Football”: Ne afrikanët nuk ekzistojmë…

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 12:18
Eto’o kundër çmimeve të “France Football”: Ne afrikanët nuk ekzistojmë…

“Ne Afrikanët nuk ekzistojmë…” Ky ishte një “tweet” i diskutueshëm nga një gazetar, që shkaktoi reagimin e Samuel Eto’o, i cili sigurisht nuk do të mbetet pa u vënë re.

Kampioni kamerunas iu përgjigj Osasu Obayiuwana, i cili ngriti pyetjen pse midis tri skuadrave më të mira të të gjitha kohërave, të zgjedhura nga revista franceze “France Football”, midis të gjithë fituesve të “Topit të Artë”, nuk kishte as një lojtar afrikan.

Në “tweet”-in e gazetarit, Eto’o dhe Weah janë vetetiketuar, përveç revistës franceze.

I pari u përgjigj, duke marrë gjithashtu një koment nga Obayiuwana: “Po, për sa iu përket sukseseve të futbollit, ne afrikanët nuk ekzistojmë.

Jo, nuk ekzistojmë për ato që iu interesojnë atyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat