Aventura në Kinë dhe rikthimi në kampionatin shqiptar, Jahmir Hyka: Këtu ha shumë oriz

Futboll

Aventura në Kinë dhe rikthimi në kampionatin shqiptar, Jahmir Hyka: Këtu ha shumë oriz

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 16:33
Aventura në Kinë dhe rikthimi në kampionatin shqiptar, Jahmir Hyka: Këtu ha shumë oriz

Jahmir Hyka ka treguar aventurën e tij në Kinë, aty ku kaloi në merkaton e verës te skuadra e divizionit të dytë Huizhu Hengfeng. Në një prononcim të dhënë për “Sport Time”, Hyka ka treguar edhe për mbylljen e karrierës, ku shprehet se e ka menduar edhe rikthimin në kampionatin shqiptar.

Aventura në Kinë- Nuk ka qenë një vit perfekt. Jam një nga më të gjatët këtu. Në fillim kemi pasur problemin e karantinës he kur të hyje duhet të qëndrojë 2 javë.

Pas karantinës gjithçka ka ecur shumë mirë. Ushqimi këtu është shumë ndryshe. Kam ngrënë shumë oriz, nuk e kisha menduar kështu. Shqipëria me Kinën nuk ka ndonjë ndryshim të madh. I vetmi ndryshim janë lojtarët.

Guizhu Hengfeng- Te ekipi ku jam nuk janë pagat si në Superligën kineze. Për ne objektivi ishe të hyjmë në Superligë, por nuk na shkoi ashtu siç duhet. Ndërruam trajnerin dhe ndikoi te psikologjia e ekipit. Besoj se nëse mbajmë ekipin, kemi mundësi për vitin tjetër.

E ardhmja- Të them të drejtën më ka mbetur vetëm Australia. E kam pasur në plan ta mbyllja këtu karrierën. Në mendje kam edhe që ta mbyll në Shqipëri, nuk i dihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat