Diallo do të bëhet lojtari i ri i Manchester Utd

Futboll

Diallo do të bëhet lojtari i ri i Manchester Utd

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 19:21
Amad Diallo

Sulmuesi i Atalantas, talenti Amad Diallo, do të bëhet lojtar i ri i Manchester United, pasi që ky i fundit u pajis me pasaportë.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, 18 vjeçari ka marrë pasaportën dhe afatet e transferimit janë respektuar.

Ai pritet të fluturojë drejt qytetit të Manchesterit për të kompletuar transferimin e tij.

Marrveshja është arritur për 25 milionë funte dhe 15 milionë do të vijnë si shtesa që do t’i përfitojë klubi i Atalantas.

Diallo doli nga akademia e klubit, ai ka regjistruar katër paraqitje në Serie A dhe ka shënuar një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat