Decal Rice e bën babain agjent të tij – njëherësh është tifoz i madh i Chelseat dhe mbajtës i biletave në Stamford Bridge

Futboll

Decal Rice e bën babain agjent të tij – njëherësh është tifoz i madh i Chelseat dhe mbajtës i biletave në Stamford Bridge

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 19:45
Declan Rice

Declan Rice ka vendosur të bëjë disa ndryshime në karrierë, duke e bërë babain e tij agjent.

Mesfushori i West Ham United është duke e shijuar një formë të lartë në këto sezonet e fundit, derisa Chelsea po e kërkon me ngulm transferimin e tij.

Frank Lampard po e kërkon me ngulm transferimin e tij dhe në janar mund të ndodhë që një gjë e tillë të realizohet.

Sipas asaj që raporton The Athletic, Declan Rice tani do të përfaqësohet nga babai i tij, Sean, që është tifoz i madh i Chelseat dhe mbajtës i biletave në Stamford Bridge.

Nuk është tashmë befasi që ai dëshiron të ribashkohet me The Blues, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e akademisë së tyre.

Rice po ashtu ka raporte të shkëlqyera me Mason Mountin, e mund të ndikojë që transferimi të kryhet në janar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat