Union Berlini shokon Dortmundin

Futboll

Union Berlini shokon Dortmundin

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 22:27
Union Berlini shokon Dortmundin

Skuadra e Union Berlinit ka arkëtuar tre pikë, duke e mundur me rezultat 2:1 Dormundin.

Pak kush ka pritur se Union Berlini do të ngadhënjejë në duel me verdhezinjtë, por futbolli është si gjithmonë me befasi dhe ato edhe ndodhin në shumë raste.

Në minutën e 57-të, Awoniyi kalon në epërsi vendasit, ndërsa pas tre minutave barazohen shifrat nga ana e verdhezinjve, duke iu falënderuar golit të Moukoko. 

Në minutën e 78-të, Friedrich ia siguron fitoren Union Berlinit.

Pas javës së 13-të në Bundesliga I, Dormundit është në vend të katërt me 22 pikë, ka një më shumë se Union Berlini që gjendet një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat