Ballkani – Gjilani, forma e vendasve në pesë ndeshjet e fundit

Futboll

Ballkani – Gjilani, forma e vendasve në pesë ndeshjet e fundit

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 09:16
Ballkani

Sot me fillim nga ora 12:30, në Therandë, Ballkani dhe Gjilani do të ndeshen në kuadër të ndeshjes së mbetur, me çka do ta mbyllin stinorin vjeshtor.

Fitorja është më se e nevojshme për secilën skuadër, por me vendasit që janë favoritë të lehtë në letër.

Megjithatë, skuadra e Munishit nuk ka kaluar edhe nëpër një formë të mirë në pesë javët e fundit, nëse e krahasojmë me synimet për titull.

Kjo pasi portokallinjtë kanë regjistruar dy humbje në dy ndeshje derbi, gjegjësisht përballë konkurrentëve, Prishtinës e Dritës, madje me rezultat identik, 2-1.

Ndërkaq, kanë mposhtur Trepçën’89 e Arbërinë në cilësinë e vendasve, teksa fitorja e fundit në udhëtim ka datën 26 nëntor, ndaj Drenicës në “Bajram Aliu”, takim ai që përfundoi 1-2.

Prishtina – Ballkani 2-1

Ballkani – Trepça’89 2-0

Drita – Ballkani 2-1

Ballkani – Arbëria 2-1

Drenica – Ballkani 1-2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat