Drita, kampion vjeshtor 

Futboll

Drita, kampion vjeshtor 

Nga: K.Goca Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 14:34
Drita, kampion vjeshtor 

Gjithçka e qartë, Drita nga Gjilani është kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani nga Theranda pëson debakël si vendas me rezultat 4:0 nga Gjilani dhe gjithçka u qartësua se cila skuadër do të jetë në krye të tabelës gjatë dimrit. 

Drita pavarësisht se ka një ndeshje me pak me Prishtinën, prijnë me 40 pikë, duke e lënë pas Ballkanin me 38, Prishtinën 31, Gjilanin 29 etj. Me takimin Prishtina – Drita që luhet  nesër do të bie perdja e stinorit  vjeshtor. 

Trajneri Ardian Nuhiu me Dritën treguan lojëra shumë të mira gjatë vjeshtës dhe si fryt i kësaj edhe stolisen me titullin vjeshtor.  

Superliga e Kosovës 

Tabela

1. Drita    17    12    4    1    29:12    40
2. Ballkani    18    12    2    4    43:25    38
3. Prishtina    17    9    4    4    25:11    31
4. Gjilani    18    8    5    5    18:16    29
5. Feronikeli    18    5    8    5    22:16    23
6. Arbëria    18    6    3    9    17:20    21
7. Trepça ’89    18    6    3    9    19:27    21
8. Llapi    18    6    2    10    21:23    20
9. Drenica    18    5    4    9    11:25    19
10. Besa    18    1        3    14    13:43    6
Në pranverë, në javën e 19-të takohen:  takohen: Trepça '89-Arbëria, Feronikeli-Gjilani, Besa-Ballkani, Prishtina-Drenica dhe Drita-Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat