Trepça ’89 nga Mitrovica edhe zyrtarisht përshëndetet me futbollistin Albert Kaçiku.
“Lojtari ynë mitrovicas Albert Kaçiku largohet me vetdëshirë drejt aventurës së tij të re personale.
Albert Kaçiku i rritur në akademinë tonë ku dhe debutoi me fanellën e KF Trepça ’89, ku pastaj kishte dhe aventura të tjera brenda Kosovës dhe në Shqipëri.
Albertit i dëshirojmë shumë fat dhe lumturi në jetë dhe suksese në aventurën e tij të re”, ka shkruar presidenti i klubit mitrovicas Abedin Zeka - Beki.