Ky Arsenal nuk është askund, gjunjëzohet edhe nga Evertoni

Futboll

Ky Arsenal nuk është askund, gjunjëzohet edhe nga Evertoni

Nga: K.Goca Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 20:22
Ky Arsenal nuk është askund, gjunjëzohet edhe nga Evertoni

Arsenali është në krizë të thellë! 'Topçinjtë' pësojnë humbje me rezultat 2:1 nga Evertoni, në takimin që u zhvillua "Goodison Park" në Liverpool.  

Holding (22'-autogol) e Mina (45') shënojnë për Evertonin dhe Pepe (35'-nga penalltia) për Arsenalin. 

Skuadra e Arsenalit nuk është askund, më së miri e fakton edhe pozita në tabelë, ku renditen në vend të 15-të me 14 pikë. 

Nga ana tjetër, Everton që drejtohet nga trajneri Carlo Ancelotti, ngrihet në pozitën e dytë me 26 pikë pas 14 jave në Premier League, ngec për pesë pikë nga rivali i qytetit, Liverpooli.

Granit Xhaka i mungoi Arsenalit për shkak të kartonit të kuq të javës që e lamë pas, ndërsa Shkodran Mustafi ka qëndruar në bankë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat