Koeman: Na mungoi përqendrimi

Futboll

Koeman: Na mungoi përqendrimi

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 22:15
Ronald Koeman

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Valencias në kuadër të xhiros së 14-të të La Ligas.

‘Blaugranët’ nuk mundën të sigurojnë fitoren, dhe pas ndeshjes edhe trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, foli për formën e ekipit.

‘Ishte një lojë e vështirë, ne e kthyem atë por pastaj na duhej të tregonim më shumë përqendrim’, tha ai.

‘Kishim disa mundësi por nuk ishim mjaft të përqendruar në momentet kyçe. Ne ia dolëm për të kthyer ndeshjen në pjesën e dytë, por nuk krijuam aq sa të fitonim’, tha 57 vjeçari.

‘Ne bëmë një performancë jo të mirë. Ne sulmuam kur ishim 2-1 në avantazh, por gjithashtu duhet të kujtojmë të mbrohemi. Ne e humbëm topin në zona të rrezikshme dhe pësuam në fund’, përfundoi Ronald Koeman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat