Superliga mbyllet me super derbin Prishtina – Drita

Futboll

Superliga mbyllet me super derbin Prishtina – Drita

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 09:00
Superliga

Sezoni vjeshtor në Superligën e Kosovës do të përfundojë sot me super përballjen Prishtina – Drita.

Dy skuadrat e mëdha, Prishtina dhe Drita takohen sot me fillim nga ora 13:30, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

FC Drita udhëton në kryeqytet si kampione vjeshtore – pas humbjes së Ballkanit nga Gjilani me rezultatni 0:4.

Kampionët në fuqi kanë 40 pikë të grumbulluara – ndërsa Prishtina pozicionohet në vendin e tretë me plotë 31 pikë.

Ekipi i Zekrija Ramadanit kërkon fitoren që të këndellet dhe të rikthehet në luftën për titull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat