Suarez: Kisha akord me Juven

Futboll

Suarez: Kisha akord me Juven

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 15:39
Suarez: Kisha akord me Juven

Sulmuesi uruguaian Luis Suarezin i cili këtë edicion iu bashkua Atletico Madridit pas disa vite të kaluara te Barcelona, ka vendosur të tregoi prapaskenat e kalimit të tij në Madrid.

I pyetur si një person i pandehur për faktet nga magjistratët e Peruxhias që hetojnë provimin e tij “farsë” për njohjen e gjuhës italiane, i cili u mbajt më 17 shtator në Universitetin për të huajt në Peruxhia.

Suarez jo vetëm që pranoi se ai e dinte përmbajtjen e provimit, por siç raportohet nga “La Repubblica” dhe “Corriere dell’Umbria”, ai deklaroi se kishte nënshkruar një kontratë paraprake me Juventusin në fund të gushtit por më pas në mes të shtatorit, ai dhe agjenti i tij kishin marrë një telefonatë nga Fabio Paratizzi tre ditë para provimit në të cilin drejtori i zonës sportive të Juventusit komunikoi se gjithçka do të prishej si marrëveshje.

Siç është raportuar nga “Corriere dell’Umbria”, hetuesit po punojnë për rrjedhjen e dyshuar të lajmeve rreth hetimit, i cili mund të kishte dërguar Juventusin të tërhiqej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat