Gomez do të largohet nga Atalanta, ai kërkon transferimin te njërën nga dy klubet e mëdha italiane

Futboll

Gomez do të largohet nga Atalanta, ai kërkon transferimin te njërën nga dy klubet e mëdha italiane

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 21:51
Alejandro “Papu” Gomez

Ylli i Atalantas, Alejandro “Papu” Gomez edhe një herë është lënë jashtë skuadrës, ndërsa shitja e tij në janar duket se po afrohet.

Trajneri Gian Piero Gasperini e ka lënë jashtë skuadrës edhe të mërkurën ndaj Bolognas, që është ndeshja e dytë radhazi.

Gomez gjithashtu kishte humbur edhe ndeshjen e së dielës ndaj Romës, pasi ka probleme mes tij dhe trajnerit

Image

 

Sipas Goal.com Gomez ka të ngjarë të shitet në afatin kalimtar të janarit, me 32-vjeçarin që kërkon të shkojë te Milan ose Inter .

PSG po ashtu ka qenë e lidhur me Gomezin në javët e fundit, ndërsa në Serie A, nuk mungon as interesimi i Lazios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat