Tahir Lushtaku - futbollist i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Futboll

Tahir Lushtaku - futbollist i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:19
Tahir Lushtaku - futbollist i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Sakrificë e madhe u bë në vitet e 90-ta për sportin e Republikës së Kosovës, duke iu kundërvu fuqishëm agresorit serb. 

Veprimtarë sportivë, sportistë dhe sportistet, donatorë, gjyqtarët sportivë, delegatët sportivë, trajnerët, mjekët sportivë, fshatarët që lëshuan arat të shndërrohen në fusha të futbollit etj. sakrifikuan gjithçka për të mbajtur gjallë sportin!

Tahir Lushtaku i takon Gjeneratës së Republikës! Lushtaku ka qenë ndër futbollistët më të dalluar të asaj kohe, duke mbrojtur ngjyrat me sukses të KF Drenicës nga Skenderaj. 

Lushtaku nuk kurseu asgjë nga vetja në shërbim të futbollit dhe shtetit të Kosovës dhe nuk u ndal asnjëherë përkundër kërcënimeve të mëdha nga milicia kriminale e pushtuesit serb. 

Ai, së bashku me mijëra sportistë i dolën në ndihmë sportit në momentet më të rënda, duke i rezistuar fuqishëm regjimit serb.

Lushtaku sot ndihet krenar, që me atë që patën edhe luftuan për futbollin dhe sportin në përgjithësi, duke i zhvilluar garat në fusha të vështira dhe të improvizuara.  

Lushtakut si sot i kujtohen ditët më të vështira, torturat që përjetonin sportistët tanë nga sigurimi shtetëror serb, por përkundër kësaj, asnjëherë nuk u ndalën dhe as që u dorëzuan, duke treguar vendosmëri në misionin e tyre kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat